Vizita e ministrit: FOSHNJORJA, SHKOLLA NË SUKUBINË, ABETARJA…

Gjeka-Boshkoviq-BogaNë seancën e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit do të sillet vendimi për dhënien e tokës për ndërtimin e foshnjores në Fushë të Ulqinit, paralajmëroi kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Ai priti sot në kabinetin e tij ministrin e arsimit Predrag Boshkoviq i cili tha se në këtë mënyrë janë krijuar parakushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga kredia e Bankës së Këshillit të Europës, si dhe që ky projekt të jetë në funksion deri në fund të vitit 2017.

Arsyeja kryesore e vizitës së Boshkoviqit ishte nënshkrimi i Memorandumit për ndërtimin e shkollës zonale në Sukubinë. Në këtë projekt është e kyçur edhe Drejtoria e punëve publike, si dhe diaspora e Ulqinit në SHBA, e cila iniciojë këtë ide dhe pjesërisht e financon atë.

Gjeka dhe Boshkoviq kanë paralajmëruar mundësinë që, në pajtim me procedurën dhe ligjin, prej vitit të ri shkollorë në përdorim në shkollat në gjuhën shqipe të jetë edhe abetarja mbarëkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi