VIZITA NDËRKULTURORE TË TË RINJVE NGA TIVARI E ULQINI

Në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës, të mbështetur nga Ambasada Amerikane ne Podgoricë, OJQ Horizonti i Ri realizoi një vizitë ndërkulturore në Tivar.

Të rinjpërkatësive të ndryshme etnike, religjioze, gjuhësore e kulturore nga shkollat e mesme të Ulqinit dhe Tivarit, patën mundësinë të vizitojnë nga afër institucionet kryesore fetare të këtij qyteti – Qendrën Kulturore Islamike, Katedralen e Shën Gjon Vlladimirit dhe Kishën e Shën Pjetrit.

Në Qendrën Kulturore Islamike të rinjtë u pritën nga kryeimamii Tivarit. z. Mujdin Milaimi i cili prezantoi punën dhjetëvjeçare të këtij institucioni dhe rolin e tij në promovimin e tolerancës ndërfetare në këtë mjedis shumëkulturor.

Katedralen e Shën Gjon Vlladimirit të rinjtë u pritën nga famullitari don Kelmend Spaqi, i cili foli mbi historikun e Katedrales, si dhe për programet që organizohen në këtë institucion për fëmijë dhe të rinj, por edhe për qytetarët, që nga edukimi fetar dhe ligjëratat e deri te promovimi i veprave letrare.


Në Kishën e Shën
Pjetrit, gjimnazistët nga Ulqini e Tivari i shoqëroi teologu Marko Orllandiq, i cili prezantoi arkitekturën e këtij objekti të madh kulti si dhe ceremonitë e shërbesat fetare që zhvillohen aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi