Vizita në hotele: NUMRI MË I MADH I MYSAFIRËVE NGA TREGJET LINDORE

albatros-hotels-montenegroKy sezon turistik ka treguar që ka ndryshuar shumë struktura e mysafirëve në hotelet tona dhe që tani mbizotërojnë mysafirët nga tregjet lindore. Këtu pik së pari mendohet në Çek, Rus, Polak dhe Sllovak, të cilët së bashku me turistët nga Kosova dhe Serbia, përbëjnë numrin më të madh të mysafirëve në hotelet e rivierës së Ulqinit.

Ato, siç shihet nga të dhënat statistikore, kanë realizuar këtë sezon mbi 50 për qind të fjetjeve në objektet e kategorisë së lartë në Ulqin, e gati është e sigurt që ky trend do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme.

Kësaj sigurisht i ka ndihmuar fakti që mbas pranimit të Kroacisë në Unionin Evropian, me 1 korrik të vitit 2013, për Rusët ishte e nevojshme viza për hyrje në këtë shtet, ndërsa çmimet për një pjesë të Çekëve, Polakëve dhe Sllovakëve në Kroaci ishin të larta.

Është po ashtu interesante që qëndrimi mesatar i këtyre mysafirëve është dukshëm më i gjatë se i turistëve nga regjioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…