Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi, i kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq, po fillon sot një vizitë zyrtare treditore në Republikën e Kosovës.
Në delegacion janë ndër të tjerë zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë Ilir Harasani, ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.
Delegacioni do të ketë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të Kosovës, përfaqësues të partive politike, sipërmarrës dhe kryetarët të komunave Prishtinë dhe Pejë.