Shefi i ri i diplomacisë Mevlut Çaushogllu do të pres të martën e ardhshme delegacionin e komunës së Ulqinit i cili do të qëndrojë në vizitë gjashtëditore në këtë vend, mëson Portali Ul-info.
Kjo do të thotë që drejtuesit e komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin Fatmir Gjeka, do të pranohen në nivel shumë të lartë.
Çaushogllu në Ulqin qëndrojë me 10 qershor të këtij vit si ministër në Qeverinë e Republikës së Turqisë për marrëdhënie me Bashkimin europian.
Ai me këtë rast ka premtuar çdo lloj ndihme Ulqinit, sidomos kur bëhet fjalë për investime nga Turqia për rinovimin e kapaciteteve turistike në territorin e kësaj komunë.