Një grup i gazetarëve të mediave më me ndikim në Kosovë do të qëndrojnë prej sonte në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Ato në vendngjarje edhe në bisedë me drejtuesit e komunës, të Organizatës turistike dhe punëtorët turistik do të njoftohen me ofertën e Ulqinit për sezonin e ardhshëm.
Kosova me vite të tëra është vend nga i cili vijnë më së shumti mysafirë në rivierën e Ulqinit.
Deri në fillimin e sezonit kryesor turistik pritet vizita e organizuar e Ulqinit edhe të gazetarëve nga shtetet tjera të regjionit.