Kryetari i Fondacionit ndërkombëtar të paqes “Barak Husein Obama” Malik Obama, vëllai i kryetarit amerikan Barak Obama, vizitoi sot Ulqinin.
Ai bisedoi me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Kalanë dhe monumentet tjera kulturo-historike të Ulqinit.
Sidomos ishte i magjepsur me faktin që në këtë qytet akoma jetojnë njerëzit me prejardhje afrikane, paraardhësit e të cilëve i kanë sjellë në Ulqin në shekullin 17 dhe 18 detarët dhe kusarët.
“Paqa nuk ka alternativë, popujt e Ballkanit duhet ti sillen njëri tjetrit, në mënyrë që të sigurojnë jetën më të mirë në këto hapësira”, tha Malik Obama, Fondacioni i të cilit është themeluar në shenj kujtimi për babanë e tij Husein, studentin e parë afrikan në Harvard, themeluesin e Lëvizjes botërore studentore dhe aktivistit shoqëror në Keni.