Kryetari i Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka, nenkryetarja Zenepa Lika dhe shefi i kabinetit Met Gjoni priten nxenesit e ardhur nga qyteti Freudenstadt te cilet shoqeroheshin nga mesimdhenesit e tyre.
Duke pershendetur binjakezimin e dy qyteteve dhe kete pervoje dhjete vjecare te shkembimit te nxnesve me shkollen e mesme te qytetit tone, kryetari Gjeka i uroi mireseardhje dhe u foli per Ulqinin, te kaluaren e tij, monumentet kulturo-historike dhe turizmin si dege e rendesishme ekonomike.
Nxenesit percollen me vemendje biseden, nderkohe qe falenderime per pritjen erdhen dhe nga mesimdhenesit e gjuhes gjermane. Sipas tyre, kjo tradite e bukur duhet te vazhdohet edhe me qytete te tjere te Gjermanise.
Ata tashme jane misheruar me Ulqinin per te cilin u shprehen se eshte shembull i multikultures dhe multikonfesioneve.
Organizata turistike kishte pergatitur dhurata modeste per nxenesit dhe mesimdhenesit. Ne emer te ketij institucioni pershendeti drejtoresha z. Zana Sarvan.
Pas qendrimit ne komunen e Ulqinit, nxenesit u nisen ne drejtim te Kalase, nderkohe qe per ta gjate tere diteve eshte pergatitur nje program i veçante i vizitave dhe vendeve se ku do te shkojne.