VIZITË NDËRKULTURORE E TË RINJVE NGA TIVARI NË ULQIN

Në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës, të mbështetur nga Ambasada Amerikane ne Podgoricë, OJQ Horizonti i Ri realizoi një vizitë ndërkulturore me nxënës të shkollave të mesme të Ulqinit dhe Tivarit.

Të rinjpërkatësive të ndryshme etnike, religjioze, gjuhësore e kulturore nga këto dy qytete, vizituan Xhaminë e Detarëve dhe Tyrben e Fanve në Plazhin e Vogël, pastaj Kullën e Ballshajve, Pallatin e Venedikut, Sheshin e Robërve dhe kompleksin muzeorKalanë e Ulqinit. Kisha ortodokse e Shën Nikollës Meteriz ishte objekti i fundit që pjesëmarrësit e këtij projekti vizituan së bashku.

Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë u shoqëruan nga gazetari dhe publicisti Mustafa Canka, trajneri i programit Negjelko Gjuroviq dhe moderatorja Sabra Deceviq.

Ky projekt ka për qellim krijimin e një bashkëpunimi efektiv midis të rinjve nga Ulqini dhe Tivari, thyerjen e paragjykimeve dhe barrierave në komunikim si dhe rritjen e njohurive dhe shkathtësive të tyre për pjesëmarrje në proceset integruese shoqërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi