Vjedhjet e shpeshta: MË SË SHUMTI DUAN PARA

292954_10151147614566101_829215194_nMuajin e fundit, në qendër të qytetit, nga Rrethi deri tek Plloça, gjatë natës, janë grabitur dhjetëra dyqane në Ulqin, por policia akoma nuk është në gjurmë të hajdutëve, shkruajnë “Vijesti”.

Theksohet që grabitësve më së shumti i interesojnë paratë, ndërsa nga aksionet e tyre nuk janë të kursyera as sallonet e parukerisë.

Para dy netëve në marinën Kacema janë vjedhur motorët e anijeve pronë e Emir Vogliqit dhe Zhelko Gjakonoviq, me vlerë rreth pesë mijë euro. Në polici mendojnë që hajnat që i kanë vjedhur këto motorë nuk kanë lidhje me ato që “operojnë” në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…