Vjen kadastra nga Stambolli: DOKUMENT I VJETËR 140 VITE

Ulcinj oko 1880.Drejtuesit e komunës së Ulqinit janë njoftuar nga ambasada e Republikës së Turqisë që së shpejti kësaj vetëqeverisje lokale do ti dorëzohet kadastra e komunës nga viti 1872, e cili ruhet në Arkivin e kryesisë së Qeverisë në Stamboll.

Iniciativën që ti dorëzohet ky dokument publik komuna e Ulqinit e ka iniciuar mbasi që në fillim të majit këtë qytet e kanë vizituar ministri turk i urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit Idris Gulluçe dhe drejtori i Entit shtetëror për regjistrat e pronës dhe kadastër Davud Gunej.

Shteti osman në mënyrë shumë të rregullt ka mbajtur librat e kadastrës të cilat quhen Tapu defterleri. Ato janë prodhim i punës së komisioneve speciale shtetërore dhe për këtë arsye paraqesin një nga segmentet më të rëndësishme të materialeve burimore për studimin e historisë në periudhën osmane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti