VLERAT KULTURORE NË SHËRBIMIN E TURIZMIT NË ULQIN

Ulqini është një nga qytetet më interesante në brigjet e Adriatikut me histori disa mijëvjeçare. Këtë e vërejnë turistët dhe studiuesit e shumtë, edhe pse shumica e burimeve kulturore të Ulqinit nuk janë valorizuar në aspektin turistik dhe nuk promovohen sa duhet.

Kjo i referohet në radhë të parë Kalasë së Ulqinit, e cila, siç tha arkitekti i famshëm francez Benjamin Mouton, është pjesë e kornizës që është e rëndësishme në nivel evropian. Prandaj rrallë ndonjë turist i huaj që vjen në Ulqin largohet pa e vizituar këtë tërësi unike arkitekturore.

Drejtorisë për Mbrojtjen e Pasurive Kulturore të Malit të Zi ia dha kësaj hapësire statusin e “pasurisë së paluajtshme kulturore me rëndësi kombëtare”.

Siç shkruan në aktvendim, Kalaja paraqet një tërësi urban unike me shembuj të arkitekturës nga periudha të ndryshme, me dominim të arkitekturës nga periudha e sundimit Venedikas dhe Osman, brenda së cilës gjenden rreth 220 objekte. “Kalaja e ka ruajtur konceptin e saj urban, pavarësisht ndryshimeve të caktuara në nivel objektesh individuale”, shtohet në këtë dokument, duke përfunduar se duhet të hartohet një projekt konservues i meremetimit që do të rezultonte me vendosjen e mbrojtjes së vazhdueshme dhe përdorimin e qëndrueshëm të kësaj pasurie kulturore.

Gjithashtu, Ministria e Kulturës propozoi që Kalaja e Ulqinit të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Ky do të ishte lajm i gëzueshëm për të gjithë ne që prej 30 vitesh punojmë me pasion që Kalaja të jetë në atë listë prestigjioze, sepse në këtë mënyrë ky lokalitet do të mbrohej më tej dhe do të bëhej i njohur globalisht”, thotë kryetari i Shoqatës “Kalaja”, Ismet Karamanaga.

Ai thekson se për promovimin e përgjithshëm kulturor dhe turistik të Kalasë do të ishte domethënëse që të vihet në dukje qëndrimi i shkrimtarit më të njohur spanjoll, Miguel de Cervantes dhe i mesias së fundit të rremë, reformatorit të Talmudit, Sabbatai Zevi, por edhe valorizimi i Shasit, trashëgimisë venedikase dhe osmane, dhe në veçanti të ndërkulturalizmit si mënyrë jetese në këtë komunitet.

“Në nivel lokal vazhdon të punohet pak për të shfrytëzuar kapitalin e madh kulturor dhe traditën e kësaj zone. Qendra e Kulturës tradicionalisht vuan nga mungesa e fondeve, një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore është lënë pas dore, qyteti dikur i famshëm për nga detaria dhe pirateria nuk ka muze detar… Prandaj është e nevojshme të mobilizohet kapitali kulturor i cili do të ishte burim i të ardhurash dhe do të siguronte vende pune, që janë qëllimet kryesore të çdo strategjie për zhvillimit lokal. Parakusht i kësaj është që Komuna të miratojë programin për zhvillimin e kulturës”, thanë organizatat e shoqërisë civile nga Ulqini.

Vetëqeverisja lokale thekson se programi është obligim i tyre ligjor, por që për një dokument të tillë duhet grumbulluar shumë informacione për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale, për gjendjen e objekteve fetare, gjetjeve arkeologjike, domenin e krijimtarisë artistike dhe gjithçka tjetër që përbën kulturën në kuptimin më të gjerë.

Mirëpo, këtë punë e lehtëson fakti se për qëllime të Planit Hapësinor me Dedikim të Veçantë për Zonën Bregdetare, që përfshin të gjitha territoret e të gjitha komunave bregdetare, është miratuar Studimi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Teksti u krijua në kuadër të projektit për promovimin e potencialeve të bujqësisë dhe turizmit në komunën e Ulqinit, të financuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave, nga Fondi për Inkurajimin e Pluralizmit dhe Diversitetit në Media. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e OJQ “Ul info” dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qëndrimet e Ministrisë.

One Response

  1. Pershendetje
    Plaza e madhe a esht publike,a mund ajo të shfrytezohet per nevoja personale pa pages
    Flm paraprakisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…