Vlerësimet e dy këshilltarëve: DËSHIROJNË VETËM SHITJEN E KRIPORES

Mehmed Zenka, Met ZenkaKëshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve Anton Kastrati dhe i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka kanë vlerësuar që është joreale dëshira e pronarëve të tanishëm të Kripores që të shesin këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

“Arsyeja kryesore që as të 11 herë nuk ka mbërritur oferta për Kriporen e Ulqinit është çmimi prej 179 milion euro i cili është joreal, sepse dikush dëshiron të marrë më shumë para seç vlen kjo firmë”, tha për Dnevne novine ish drejtori i kësaj ndërmarrje Anton Kastrati dhe shtoi: “Kur Kriporja ishte “firmë që vinë” është vlerësuar në 56 milion euro. Deri tek ai çmim çdo gjë është reale. Ato dëshirojnë të marrin më shumë para seç është vlerësuar Kriporja”.

Njëkohësisht lideri i UDSH-së Mehmed Zenka porositi administratën e falimentimit dhe pronarët që të heqin dorë nga shitja e Kripores. “Duhet dëgjuar edhe ekspertët të cilët dinë si të ruhet Kriporja dhe prodhimi. Ajo është shembull i shkatërrimit të qëllimshëm të gjigantit. Nuk është sekret që pronarit nuk i intereson prodhimi dhe që dëshiron vetëm ta shes pronën. Nëse vazhdojnë kështu Kriporja do të bëhet liqen pa basene”, tha Zenka për “Vijesti”. Ai shtoi që punëtorëve duhet të ju paguhen pagat e fituara dhe të ju lidhet eksperienca e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi