Policia ka nisur një kërkim të gjerë në det për tre peshkatarë që rezultojnë të humbur që prej ditës së hënë.
Kërkimet janë duke u realizuar në Gjirin e Vlorës, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare.
Burimet zyrtare informuan se alarmi për zhdukjen e peshkatarëve u dha nga familjarët, të cilët nuk kanë asnjë informacion për fatin e të afërmve të tyre që prej tre ditësh.
Peshkatarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të njohur për momentin, dolën në det me peshkarexhën e tyre për një ditë rutinë pune dhe duhet të ishin kthyer brenda ditës në Portin e Vlorës. / Top Channel
Menu
Menu