VN: HETIMI KUNDER NREKIQIT

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicInspektoret per ndalimin e krimit ekonomik nga Tivari dhe Ulqini tash disa dite ne menyre intensive hetojne punen e Elektrodistribucionit te Ulqinit, ne krye te se cilit eshte Loro Nrekiq, perndryshe kryetari i Keshillit komunal te PDS ne kete qytet, mesojne “Dnevne novine”.

Sipas informatave jozyrtare, vecanerisht kontrollohen kontratat per mirembajtjen e trafostacioneve, si dhe te ofrimit te sherbimeve tjera personave fizik dhe juridik.

Nrekiq per “Vikend novine” tha qe per te gjitha vendimet e rendesishme dhe rrjedhat e parave ne Elektrodistribucionin e Ulqinit eshte pergjegjese Elektroekonomia e Malit te Zi, si dhe qe nuk e frikeson kontrolli i policise.

“”Ne EEMZ ekzistojne procedurat dhe cdo mall per Elektrodistribucion merret ne depon qendrore ne Podgorice. Kjo eshte ceshtje e punes se tyre, une me kete nuk kam asgje, nuk kam marr pjese dhe nuk kam ingerenca per kete gje”, tha Nrekiq

Sipas asaj cfare meson kjo gazete, kunder Nrekiqit do te zhvillohet hetim i gjere i cili do te zgjas periudhe te gjate kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…