Vodacom: PËR DITËN BOTËRORE TË UJIT FLETUSHKAT NË ULQIN

VODACOM„Vodacomi“ tashmë tradicionalisht organizon Ditën botërore të ujërave, i cili në nivel global mbahet më 22 mars.

Me rastin e Ditës së ujit në vitin 2016, e cila në botë shënohet me moton “Uji dhe punët”, Vodacom krijoj fletushkën edukative me qëllim promovimin e vlerave të ujit dhe nevojën e shfrytëzimit racional të burimeve ujore.

Kjo fletushkë do të shpërndahet edhe në Ulqin.

“I afrohemi kohës kur nevoja për ujë do të tejkalojë rezervat, sepse sipas vlerësimeve në 20 vitet e ardhshme, sasia e ujit të pijshëm në botë do të zvogëlohet për një të treten. Duke pas këtë parasysh, ujin duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë, për çdo ditë, në çdo vend dhe në çdo rast dhe në atë mënyrë çdokush prej nesh duhet të jap kontributin e vet personal në ruajtjen e këtij resursi të rëndësishëm”, thuhet në kumtesën e “Vodacomit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…