Deri në fund të këtij vit do të përfundohen dy tenderë për zgjedhjen e konsultuesve për avancimin e punës së Ujësjellësit të Ulqini dhe kryerjen e investimeve në këtë komunë, për të cilët kompania “Dahlem” përgatiti studimin e fizibilitetit, është deklaruar nga “Vodakomi”.
Siç deklaroi drejtori i kësaj ndërmarrje, me seli në Tivat, Boris Vukoviq, Ulqinakët do të fitojnë nga banka gjermane zhvillimore KfW rreth 20 milion euro mjete kreditore për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit.
Analiza të cilën pak kohë më parë e kanë bërë ekspertët gjerman ka treguar që në Ulqin paguhet vetëm një e gjashta pjesë e ujit që del nga burimet lokale dhe hynë në sistemin e ujësjellësit.