Përkundër premtimeve të shumta të cilat qeveria në largim ia ka dhënë qytetarëve të Malit të Zi, e që kishin të bëjnë me përmirësimin e konsiderueshëm të gjendjes në mjedisin jetësor, sot, pas katërmbëdhjetë muajsh, mund të konkludojmë se shumë pak është bërë, thonë nga opozita.
Siç tha për “Pobjeda” shefja shumëvjeçare e Grupit Punues për kapitullin 27 – Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, Ivana Vojinoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, për Kriporen e Ulqinit është vërtetuar vetëm pronësia e hapësirës.
“Munguan punimet infrastrukturore për sanimin e pendave, digave dhe pompave. Komuna e Ulqinit nuk e solli Planin e Administrimit të Hapësirës së Kripore, prandaj administrimi nuk filloi”, tha ajo.