Shefi i Grupit të Punës për kapitullin 27 Ivana Vojinoviq paralajmëroi investimet e mëdha në ekologjinë e Malit të Zi.
„Për Kriporen e Ulqinit, e cila fitoi mbrojtjen ndërkombëtare, në buxhetin kapital për këtë vit u siguruan një milion euro për investime kapitale, gjegjësisht për sanimin e kanaleve dhe benteve“, tha ajo në intervistë për „Dnevne Novine“.
Ajo shtoi se „me dinamikën e përshpejtuar po punohet për shpalljen e shumëpritur të zonave të mbrojtura detare“, ndër të cilat është ishulli Ulqini i Vjetër.