Drejtoresha Gjenerale për Mjedisin Jetësor Ivana Vojinoviq deklaroi për “Pobjeda” se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do ti dorëzojë Komunës së Ulqinit studimin e finalizuar për mbrojtjen e Kripores në mënyrë që të organizohet shqyrtimi publik.
Organi kompetent i Komunës duhet të shqyrtojë mendimet dhe vërejtjet dhe të hartojë tekstin përfundimtar të propozim vendimit dhe studimit të mbrojtjes, i cili pastaj do ti dorëzohet ministrive të bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.
Vojinoviq thotë se parlamenti komunal do të sjellë vendimin për shpalljen e kësaj zone unike park të natyrës.









