Votimi i deputetëve nga Ulqini për normën e re të TVSH-së: TË GJITHË PAGUAJNË EDHE PSE VOTOJNË NDRYSHE

Me votat e shumicës Parlamentare të mërkurën në Parlamentin e Malit të Zi është miratuar ndryshimi i Ligjit për rritjen e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH), e cila në të ardhmen do të jetë për dy përqind më e lart, përkatësisht 19 përqind.

Për këtë propozim të Qeverisë kanë votuar deputetët e Partisë demokratike të socialistë Luigj Shkrela dhe i Partisë demokratike Fatmir Gjeka, i përmbajtur ishte Genci Nimanbegu nga Forca e re demokratike – Forca, deri sa deputetët e opozitës, Dritan Abazoviq nga Mali i Zi Pozitiv dhe dr Lilana Gjurashkoviq nga Fronti demokratik, ishin kundër.

MOGUL-i për disa orë të hënën dhe të martën ka mbledhur mbi 300 nënshkrime të qytetarëve të Ulqinit kundër rritjes së TVSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi