Komuna e Ulqinit së shpejti mund të hyjë në bllokim të rëndë. Gjykata Supreme, siç mësojmë, pak kohë më parë vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit nga nëntori i vitit të kaluar e cila është në dëm të Komunës së Ulqinit.
Sipas këtij vendimi, ajo kompanisë „Rekreaturs“, e cila punoi në kuadër të „Atlas grupit“, e ku u vendos falimenti, duhet ti paguajë rreth gjashtë milion euro.
„Rekreaturs“ është isht kompani sindikaliste nga Prishtina e cila në Ulqin planifikoi ndërtimin e pushimores sindikaliste për punëtorët nga Kosova. Në rrethana të dyshimta kompania gjatë luftës së vitit 1999 u transferua në Budva, gjersa „Atlas Grupi“ për 60 mijë euro e ka blerë në vitin 2002.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq më herët deklaroi se do të ishte katastrofë për këtë vetëqeverisje vendore nëse vendimi do të vërtetohet. „Në atë rast, administrata lokale do të ishte krejtësisht e paralizuar dhe vet nuk do të mund të dilte nga kjo situatë“, tha ai.