Vuçiq për Unionin e komunave shqiptare: PUNË FËMIJËSH DHE JOSERIOZE

aleksandar-vucicKryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka quajtur Unionin e komunave shqiptare të cilin në fund të javës së kaluar e kanë formuar Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Preshava „loj fëmijësh dhe çështje joserioze“.

„Kur nuk keni popullit çfarë ti ofroni, zhvillimin ekonomik dhe reformat serioze, atëherë flasim tregime fëmijësh“, tha ai.

„E unë ju pyes juve, çfarë ndryshojë dje dhe sot, në Preshevë? Mos kanë ndarë një pjesë të Serbisë? Nuk do të thoja. Kështu fëmija le të lozin, nëse ashtu e kanë më të lehtë. Nuk jam brengos shumë“, shtoi Vuçiqi.

Sipas fjalëve të tija, në kuptimin psikologjik kjo mund të jetë pjesërrisht e rrezikshme, sepse disa njerëzve mund t‘i duket që kanë bërë diçka të madhe, dhe, nga ana tjetër, kjo patjetër që kontribuon marrëdhënieve më të mira në Ballkanin perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…