Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka theksuar që Ulqini ka resurse të jashtëzakonshme, të cilët mundësojnë cilësi më të mirë jetësore, dhe që veçanërisht resurset turistike duhet të promovohen me bashkëpunimin e Podgoricës dhe Ulqinit dhe me komunikim të mirë me bashkësinë ndërkombëtare.
Siç thuhet në kumtesë nga kabineti i tij, Vujanoviq ka shprehur bindjen që nëpërmjet bashkëpunimit intensiv me Qeverinë do të realizohen projektet e përbashkëta dhe që së bashku do të animohen subjektet ndërkombëtare të cilat kujdesen për zhvillimin e komunave.