Vujanoviq vendos: ZGJEDHJET PARLAMENTARE ME 16 TETOR

Filip VujanovicKryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq solli sot Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

“Zgjedhjet do të mbahen më 16 tetor të vitit 2016. Ky vendim hynë në fuqi ditët e sjelljes dhe do të publikohet në Fletën zyrtare të Malit të Zi”, njoftohet nga kabineti i Vujanoviqit.

Këto janë zgjedhjet e dhjeta parlamentare prej themelimit të sistemit shumëpartiak dhe të katërtat nga pavarësimi i Malit të Zi.

Zgjedhjet e kaluara u mbajtën me 14 tetor të vitit 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…