Vujanoviq: VETËM NJË KONTROLL I MALLIT NË SUKUBINË!?

Filip VujanovicKryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq si shembull për regjion foli për funksionimin e pikës kufitare Sukubinë-Muriqan.

“Ne në Mal të Zi me vite tregojmë për shembullin e mirë të vetëm një kontrolli të përbashkët në kufirin shtetëror në pikën kufitare të Ulqinit dhe Shkodrës. Pra, nëpërmjet kontrollit të përbashkët doganor dhe inspektues kryhet kontrolli i mallit dhe udhëtarëve në mënyrën më të lehtë, më të shpejtë, më të thjeshtë dhe, çka është më e rëndësishme, në mënyrën shumë efikase në aspektin e luftës kundër krimit ndërkufitar”, tha Vujanoviq në panairin regjional të ekonomisë të mbajtur pak kohë më parë në Mostar.

Por, në pikën Sukubinë-Muriqan, e cila punon tash 14 vite si pika e parë e përbashkët kufitare në Europën juglindore, akoma nuk zhvillohet qarkullimi i mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…