Vujosheviq: 80 inspektorë në 6 komuna bredgetare

Drejtoresha e drejtorisë për punë inpektuese e Malit të Zi Ana Vujosheviq në një intervistë të dhënë së fundmi për Portalin Ul-info deklaroi që ky sezon rezultoi më se i suksesshëm.

Gjithsejt 60 inspektorë ishin të angazhuar për monitorim në gjashtë komunat bregdetare të Malit të Zi, konkretisht në: Ulqin, Tivar, Budva, Kotorr, Tivat dhe Herceg Novi.

Kontrolli zgjati 60 ditë dhe nenkuptoi praninë e gjashtë inspekcioneve. Këto struktura kanë kryer kontrolle të regullta si dhe kontrolle në bazë të denoncimit të qytetarëve.

Sipas drejtoreshës Vujosheviq, gjatë këtij sezoni janë kryer 8120 monitorime dhe kontrolle ku kanë hasur në mjaft paregullësi. Rreth 4694, shton ajo.

Në gjashtë Komunat e lartpërmendura janë dorëzuar gjithesejt 6595 denime, në vlerë monetare prej rreth 2.9 milion euro.

873 drejtuesve të bizneseve i është tërhequr vërejtja pas monitorimit, në rastet kur është hasur në paregulltësi duke i lënë në këtë mënyrë hapsirë për përmirësim përpara marrjes së masave më rigoroze, siç është denimi.

Në këtë mënyrë është vepruar me rreth 20 % të rasteve të monitoruara gjatë kësaj periudhe, ku çdo i pesti biznes nuk është dënuar por ka kaluar vetëm me masën e tërheqjes së vërejtjes.

Krahasur me vitin e kaluar, gjendja në terren ishte pothuajse e njejtë, tha ndër të tjera drejtoresha Vujosheviq për mediumin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…