Analisti politik dhe drejtori i Qendrës për monitorim Zllatko Vujoviq ka deklaruar që PDS-ja në Ulqin është mbështetur në rezultatin zgjedhor dhe faktin që me disa parti shqiptare është në koalicion në nivel shtetëror. “Këto ishin pritje reale, por është treguar që nuk ishin mjaftueshëm të bazuara”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini gjithmonë do të jetë i paparashikueshëm. “Kështu që nuk do më befasonin disa rikonstruksione të reja radikale. Partitë shqiptare në Mal të Zi nuk janë parti në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ato janë grupe të interesit pa infrastrukturë partiake dhe program të profilizuar, por me tipar kyç që i bënë parti, e ai është lufta për pushtet”, tha Vujoviq.
Ai shtoi që përgjegjësia e madhe do të jetë në kryetarin e komunës Fatmir Gjeken. “Do të shohim a do të ketë aftësi të mjaftueshme politike që suksesi momental politik mos ti kthehet në fillim të fundit politik, gjegjësisht ta paguaj shtrenjtë kryerjen e funksionit që mbartë përgjegjësi të madhe”, tha Vujoviq.