Analisti politik Zllatko Vujoviq ka deklaruar që afirmimi në nivel lokal e cila propozohet në Kuvend të Malit të Zi nga ana e pakicave nacionale, dhe e përkrahur nga Partia demokratike e socialistëve, në fakt është mjet zgjedhor i cili në balancat e sotme të fuqisë do të çonte drejtë planit rezervë të PDS-së për sigurimin e shumicës në zgjedhjet lokale në Podgoricë.
“Por, kjo nuk do të thotë që skenari i tillë është i garantuar. Kemi parë që partitë e pakicave dinë të befasojnë. Rasti i zgjedhjeve të fundit gjegjësisht formimi i pushtetit lokal në Ulqin e dëshmon më së miri këtë”, tha Vujoviq për Portal Analitika.