Analisti politik Srgjan Vukadinoviq ka deklaruar që trendi i rritjes së Partisë demokratike socialiste i filluar në Cetinë, Petnicë dhe në Mojkovac është ndaluar në Ulqin. „Kjo duhej të ishte sinjal PDS-së që partitë opozitare po bëjnë strategji tjetër të pjesëmarrjes, e cila siç shohim jep disa rezultate“, tha ai për „Pobjeda“ duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme lokale në Berane, ku opozita korri fitoren.
Vukadinoviq theksoi që edhe shembulli i Beranes tregoi që qytetarët dënojnë pushtetin lokal i cili nuk i plotëson detyrimet e veta. „Nuk mund të merremi me politikë të lartë kur qyteti po fundoset gjithnjë e më thellë në probleme“, shtoi ai.