Mbasi që në mbledhjen e Qeverisë është thënë se ndërtimi i egër duhet të ndalet, po ndërmerren hapat e para në parandalimin e devastimit të resurseve nacionale. Kompetentët thonë se kundër ligjit nuk mundet, transmeton TV Mali i Zi.
Drejtuesit e komunës dhe inspekcionit kanë shënuar pikat e zeza në Ulqin.
“Tashmë është bërë një farë ritmit në mes të administratës lokale dhe Drejtorisë për punë inspektuese, të cilët do të përcaktojnë objektet që mund të përshtatën e cilët jo në planin e përgjithshëm. Në këtë mënyrë menjëherë do të nisim heqjen e këtyre objekteve dhe do të iniciojmë disa procese”, tha drejtori i Drejtorisë për punë inspektuese Bozhidar Vuksanoviq.