Dy ditët e kaluara në Freising, pranë Minhenit, është mbajtur Workshop-i ndërkombëtarë “Biodiversiteti dhe ruajtja e natyrës në Ballkanin Perëndimor – Shoqëria civile, politika (lokale), aktorët ndërkombëtarë dhe mediat në dialog”.
Në këtë tubim morën pjesë aktivistët joqeveritar dhe gazetarët nga të gjithë shtetet e Evropës Juglindore, ndërsa një nga panelistët është edhe gazetari i Portalit Ul-info, Mustafa Canka.
Workshop-in e organizuan Euronatur-i dhe Shoqata për Evropën Juglindore nga Gjermania, ku një nga drejtueset është ish-ambasadorja gjermane në Mal të Zi, Gudrun Elisabeth Steinacker.