Drejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i Gjelbër” Xhelal Hoxhiq deklaroi se situata në Komunën e Ulqinit është brengosëse sa i përket kujdesit për mjedisin jetësor.
“Jam shumë i brengosur me gjendjen aktuale. Ulqini përbënë 52 për qind të potencialit turistik të Malit të Zi. Përkundër kësaj, ai është i lënë pas dore me mospunën dhe paaftësinë e administratës lokale, si dhe i margjinalizuar nga ana e shtetit”, vlerësoi ai në Kampin Edukativ i cili këtë fundjavë u organizua në Adë me rastin e festimit të Ditëve të Rrjedhës së Drinit.
Hoxhiq vlerësoi se zgjidhja e probleme ekologjike bëhet me punë në terren.
“Sot lumi Buna është kolektor i ujërave të zeza. Me qasje kabinetike nuk mund të zgjidhet problemi, është e nevojshme të dilet në terren dhe të shikohet gjendja reale”, tha drejtuesi i “Hapit të Gjelbër”.