Xh. Hoxhiq: ULQINIT TI JEPET STATUSI I PRIVILEGJUAR

Pismo, LetërXhelal Hoxhiq i dërgoi letër kryeministrit Dushko Markoviq në të cilën paralajmëroi për gjendjen e vështirë në Ulqin dhe kërkoi nga Qeveria e Malit të Zi që këtij qytet ti ndajë status të privilegjuar.

Hoxhiq nga Markoviqi kërkon formimin e fondit të veçantë, planin sanues për tejkalimin e gjendjes momentale dhe kyçjen e ekspertëve lokal në disa fusha, si dhe që në privatizimet e ardhshme dhe në gjetjen e investitorëve të huaj të marr parasysh dhe të respektojë mendimin dhe dëshirat e qytetarëve të Ulqinit dhe në këtë mënyrë të ndërtojë partneritet të vërtet.

“Për institucionet shtetërore dhe Monstatin Ulqini është nocion gjeografik – sipërfaqe, numër i banorëve, ekonomi, “partner strategjik”, fitim, por për Ulqinakët e vërtet, pasardhësit e Ilirëve, detarëve, tregtarëve, ullishtarëve dhe peshkatarëve të njohur Ulqini është ndjesi, nënë, rrënjë, histori, identitet, integritet, e kaluar, e tashme dhe, shpresojmë, e ardhme, shembull i bashkëjetesës, multikulturalitetit, multikonfesionalitetit, multietnicitetit, të cilin shteti i Malit të Zi duhet ta respektojë”, thuhet në mes të tjerash në letrën e Hoxhiqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi