Xh. Peroviq: DIÇKA ËSHTË E KALBUR NË GJYKATËN DHE PROKURORIN E ULQINIT

Xhemal Peroviq, Dzemal PerovicDrejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq ka deklaruar se „diçka është e kalbur në gjykatën dhe prokurorinë e Ulqinit“. Ai në konferencë për shtyp në selinë e kësaj organizate tha se bëhet fjalë për institucione të robëruara.

Peroviq iu ndau gazetarëve letrën të cilën ia dërgoi prokurorit të lartë shtetëror Ivica Stankoviq në të cilën e njofton se duke punuar në rastet konkrete të cilat MOGUL i mblodhi „ka mjaft fakte që tregojnë për korrupsionin e mundshëm dhe lidhjen e këtyre insitucioneve me qendrat joformale dhe njerëzit e fuqishëm të cilët u vendosën mbi ligjin dhe të cilët kontrollojnë këto institucione të pushtetit“.

Drejtuesi i MOGUL-it veçanërisht foli për rastin e Srgjan Kuzmanit dhe portën me pagesë në Adë. Tha se Kuzman pa vendim gjyqësor kaloi më shumë se një muaj në burg në Spuzh për shkak të grindjes verbale me gjykatësin e Gjyqit themelor Amir Gjokaj, ndërsa më vonë është dënuar me gjashtë muaj burg.

„Në këtë formë mundohen të fshehin disa gjëra tjera, si dhe të trembin MOGUL-in dhe Kuzmanin“, tha Peroviq duke theksuar se kjo organizatë do të vazhdojë punën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi