Drejtori ekzekutiv i Monitoring grupit MOGUL Xhemal Peroviq ka thënë që me mosbesim e ka pritur lajmin që planifikohet betonimi i parkut në Plazhin e vogël. „Mosbesimi është pasoj e asaj që nuk kemi mundur të besojmë që dikush metë vërtet mund ta mendojë një gjë të tillë, e lëre më ta vizatojë“, tha ai për Portalin Ul-info.
Peroviq ka ftuar të gjithë ato që e kanë këtë profesion të japin mendimin rreth kësaj, e „sidomos ato që direkt ose indirekt janë përgjegjës për një zgjidhje të tillë në Planin hapësinor-urbanistik të Ulqinit“.
Sipas fjalëve të tija, Ulqinakët një gjë të tillë nuk do ta përpijnë. „Moguli do të sensibilizojë dhe të mbledh kolegët nga sektori civil dhe qytetarët aktiv“, shtoi Peroviq.