Detari i njohur nga Ulqini, Xhavid Vogliq (77), thotë se është rritur në punë dhe kur ishte fëmijë ka pirë ujë nga ky lum.
“Para 60-70 vjetësh Buna ishte e pastër si kristali. Ishte e pasur me të gjitha llojet e peshqve. Sot, për fat të keq, s’është më kështu, e shkaku është faktori njëri”, thotë detari i lindur dhe i rritur në Ranë.
Ujin nga Buna nuk e pinë më askush, ndërsa analizat tregojnë se është kryesisht me cilësi të mirë, por shpesh edhe me cilësi të dobët.