Xhamia e Klleznës: 60 SHPORTA TË KURBAN BAJRAMIT

ShportaNë aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, përmes një organizimi, tashmë të rëndomtë, në prag të natës së Kurban Bajramit, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, shpërndanë SHPORTËN E BAJRAMIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua familjeve me gjendje ekonomike të rënduar në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.

Ditën e Enjte me 02.10.2014, Xhamia e Klleznës shpërndau 60 Shporta të Bajramit për 60 familje, ku Shporta festive përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjienike.
Ju njoftojmë se, Shporta e Bajramit kishte po të njëjtat produkte ushqimore siç kishte Shporta e Ramazanit, ku gjatë muajit ramazan u shpërndan 220 shporta të ramazanit për 220 familje, dhe pjesa e mbetur e të hollave nga donatorët e shumtë që kontribuuan gjatë muajit ramazan, u shpërnda në 60 familje në prag të festës së Kurban Bajramit.
Andaj kemi obligim moral si para Zotit të Plotfuqishëm dhe para donatorëve ku amanetin e tyre, pasurinë e tyre që na besuan neve si xhami e Klleznës në shpërndarjen e ndihmave, e përfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shpërblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ato që kontribuuan në forma të ndryshme.
Andaj edhe njëherë i falënderojmë nga zemra të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishëm që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoftë gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre familjeve në nevojë, sidomos në prag të kësaj feste të bekuar të Kurban Bajramit.
Gjatë kësaj jave të kaluar, vlen të përmendet aktiviteti dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktivistëve dhe anëtarëve të Forumit Rinor, Këshillit të Xhamisë dhe vet Imamit të nderuar, të cilët nuk kursyen veten dhe kohën e tyre për t’i realizuar të gjitha këto aktivitete.
Dhe në fund në emër të të gjithë neve,
Gjithë besimtarëve të besimit islam iu urojmë festën e Kurban Bajramit.
Paçi shëndet, lumturi, dashuri dhe begati në familjet e juaja.

Me respekt
Këshilli i Xhamisë së Klleznës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…