Xhamia e Klleznës: FILLON AKSIONI HUMANITAR “SHPORTA E RAMAZANIT 2018”

Shporta e RamazanitXHAMIA E KLLEZNËS – me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të gjashtin vit me radhë ndërmerr aktivitetin e radhës humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.
Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Pakot do të shpërndahen në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.
Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:
5 kg. Miell;
5 l. Voj;
3 kesa Makarona;
2 kg. Sheqer;
2 kg. Oriz;
3 kesa Supa të gatshme;
1 kuti Keksa;
500 gr. Veget;
2 copa Sapunë;
Detergjent;
Shampo për flokë;
Pastë për dhëmb

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

Kontribuo dhe Telefono tani:
069 826 829
069 649 664
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:
www.xhamiaeklleznes.com
Ulqin, 25.05.2018 – Ramazan 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…