Xhamia e Klleznës: S H P O R T A E R A M A Z A N I T 2015

Shporta e RamazanitXHAMIA E KLLEZNËS – Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të tretin vit me radhë ndërmerr një aktivitet humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen:

jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve

në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

 

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Me Shportën e Ramazanit 2013, u shpërndanë 145 shporta për 145 familje. Ndërsa me,

Shportën e Ramazanit 2014, Ramazanin e kaluar u shpërndanë 220 shporta për 220 familje.

Pakot do të shpërndahen në natën e Kadrit dhe në natën e Fitër Bajramit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.

Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

5 kg. Miell; 2 l. Voj; 3 kesa Makarona; 1 kg. Sheqer; 1 paketaÇajfiltër;

1 kg. Oriz;3 kesa Supa të gatshme; 1kutiKeksa1kutiHurma;500 gr. Veget;

2 copa Sapunë; Detergjent;Shampo për flokë;Pastë për dhëmb

 

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanitdhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

 

I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë”

“Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”

“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

Me respekt

Komisioni i Shportës së Ramazanit

 

Kontribuo dhe Telefono tani:  (Komisioni 7 anëtarësh)

069 826829;       069 829579;       069 520306

(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:

www.xhamiaeklleznes.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi