Xhamia e Klleznës: “TË FESTOJMË SË BASHKU” NË ULQIN DHE KATËRKOLLË

Te festojme se bashkuNë kuadër të Xhamisë, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës vitin e dytë radhazi realizoj kampanjën me moton “Të festojmë së bashku”, ku kampanja u realizua ditën e martë nga aktivistët e Forumit Rinor. Kampanja është mbajtur në Ulqin dhe në Katërkollë.

Qëllimi i kampanjës së realizuar ishte që të japim disa mesazhe te bukura profetike në prag të festës së Kurban Bajramit. Me anë të këtij aktiviteti aktivistët dhe aktivistet e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës, treguan dhe uruan qytetaret e pranishëm dhe kalimtarët e rastit duke e ndarë së bashku gëzimin dhe festimin e kësaj feste madhështore përmes ndarjes së mesazheve hyjnore dhe dashurin qe ka Krijuesi jonë ndaj krijesës njeri. Njëherit duke përcjellë edhe vlerat islame si fe e paqes, tolerancës, dashurisë, e lumturisë.

Te festojme se bashku 1Ky aktivitet mbase i thjeshtë por shumë kuptimplotë ngjalli interes jashtëzakonisht të madh tek qytetarët e Komunës së Ulqinit, shumë prej të cilëve e përgëzuan Forumin Rinor për këto ide kreative dhe mesazhe inkurajuese. Po ashtu njerëzit patën mundësin të shijojnë ëmbëlsirat e përgatitura veçmas nga aktivistet e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës.

Gjithashtu pas kësaj aktivistet e Forumit Rinor vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “SIRENA” në Ulqin duke shpërndarë ëmbëlsirat dhe urur festën e Kurban Bajramit fëmijëve dhe ekipit të kësaj qendreje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi