Për shkak të pandemisë së koronavirusit është shtyrë hapja solemne e xhamisë së re në Pinjesh, njoftohet nga Bashkësia Islame në Ulqin.
Siç tha për Portalin Ul-info kryeimami Ali ef. Bardhi, për muajin e Ramazanit, gjegjësisht prej të premten, me 24 prill, do të ndizen dritat në minaren e këtij objekti për të shënuar iftarin (fundin e agjërimit ditor).
Përndryshe, kjo xhami mund të pranojë rreth 600 njerëz. Ndërtimi filloi në vitin 2018 me mjetet nga Kuvajti, gjersa një të tretën e mjeteve i grumbulluan qytetarët e Ulqinit.