Në Bunë siç është e ditur “me sukses” është bërë aksioni i rrënimit të barakave të cilën e ka bërë NP të mirat detare. Si dëm kolateral, një barakë është rrëzuar, por objektivi është goditur. Peshkatarët e Bunës të cilët nuk e kanë nënshkruar kontratën me NP të mirat detare, kanë qenë të detyruar ta nënshkruajnë, që të mos i ndodh fati i barakës së rrëzuar. NP të mirat detare e kanë kryer detyrën e tyre në Ulqin-nuk e kanë rrëzuar më asnjë barakë tjetër, por janë kthyer në Budve me xhepa të mbushur plot, me të holla. Por ky rast është vetëm fillimi. Do të kthehen ata kur do të i mungojnë të hollat në buxhet. Pakëz do të marrin para sezonit turistik, shumë gjatë sezonit, e nëse ndonjërit nuk i kanë marrë në dy rundet e para, do të i marrin mbas sezonit turistik. Është gënjeshtër të pritet se ato te holla që i kanë marrë do ti investojnë në Bunë apo në Ulqin, por vetëm do të jenë të thithura dhe të transportuara jashtë Bunës dhe Uqinit. Në bazë të çfarë principi janë duke u mbeledhur këto të holla, ajo gjë as doktorit të shkencave nuk i është e qartë. Vetëm të ju përkujtoj, fjala është për pagesën e tokës të cilën e shfrytëzojmë dhe kompensimi i të cilës është rritur 100% nga viti 2010 deri në vitin 2013, e në të e kanë shtuar edhe TVSH-në 19 %, i cili deri atëherë as që nuk ka egzistuar. Siç ka filluar, frikësohem se në 3 vitet e ardhëshme ajo shumë do të zmadhohet edhe disa herë, sepse askush nuk e din se me anë të cilave rregullave janë vendosur listat e çmimeve, as me anë të cilave rregullave ato zmadhohen. Si diku ndodh ndonjë mungesë në buxhet, ashtu barakave të peshkatarëve i rriten tarifat e pagesës.
Kjo na sjell në absurd që barakat e peshkatarëve janë të barabarta me barakat të cilat shërbejnë për qëllime turistike. E shpesh herë pronarët e tyre nuk janë shtetas të Malit të Zi, por i shfrytëzojnë për pushimet e tyre verore, si edhe për pushimet e kushërinjëve dhe miqëve të tyre. Ndërkohë, personat e tillë nuk i paguajnë asnjë cent pushtetit lokal për taksa vendore, e as nuk lajmërohen në asnjë libër të musafirëve. Për shkak të këtyre vrimave në ligj ka ardh edhe deri tek shkatërrimi i lumit Buna. Vetë peshkatarët nuk janë përgjegjës për këtë situatë, sepse disa prej nesh edhe me shumë se 50 vite jetojmë së bashku me lumin Buna. Gjyshërit e mi, fëmijët e mi e kanë pi ujin nga lumi Buna, ndërsa tani atë nuk ja kisha lejuar nipave të mi dhe „miqëve“ nga NP të mirat detare. Do të kisha mijëra shembuj të shkatërrimit ti përmendi, por, e di që askush nuk do të tronditet. Mua ç’do gjë më dhemb. Edhe kur pirgjet e hekurta kancerogjene i ngjisin në Bunë, edhe kur njeriu e pren frashërin, i cili ka qenë aty edhe më parë se unë si fëmi kam ardh në Bunë viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar. Përse frashëri është i prerë? Sepse, të tillët të cilët kanë të holla që të paguajnë çmimet për barakat e tyre të rehatshme, e NP të mirave detare i përshtaten ato njerëz, i pengon frashëri sepse ja prish pamjen kur dalin në tarracë të rreziten. Dhe sa janë më frashër të tjerë të prerë… Nuk është e vërtete se NP të mirat detare luftojnë kundër devastimit të natyrës. Në këtë moment mundem tja tregoj barakat e reja, të cilat janë në faze të ndërtimit. Në një mënyrë atyre i përshtatet të ndërtohen barakat e reja, sepse për ata kjo gjë do të thotë të ardhura më të mëdha.
Ti kthehemi çmimores së pakuptimt për peshkatarët. Para së gjithash flasim për njerëzit të cilët në atë mënyrë fitojnë për jetës, apo për njerëzit të cilëve ajo gjë nuk i është veprimtari kryesore sepse nga ajo gjë nuk mund të ushqehet familja, por vetëm dëshirojnë të kenë lidhje me gjyshërit dhe stërgjyshërit të cilëve peshkimi i ka qenë veprimtari kryesore. Shumica në Mal të Zi mundohen ta mshehin prejardhjen e tyre, ndërsa ne, peshkatarët e Bunës dhe pasardhësve të tyre, kemi nderin që jemi me origjinë nga ai mjedis.
A janë 30 metër katrorë të barakes së peshkimit luksoze? Ashtu e kanë definuar “ekspertët“ e peshkimit nga Budva.Gjithsecili peshkatarë në Bunë e din që 6 apo 7 metër katrorë nevojiten që të vehen rrjetat, spirancat, bovat dhe 6-7 metër katrorë që ato të njëjtat rrjeta të arnohen në punishte të improvizuar dhe 2-3 metër katrorë për magazin që të ruhen kallamat e peshkimit dhe paisja, dhe në fund fitojmë 10-12 metër katrorë për jetesë. A është kjo luks ? Nëse është luks që edhe barakat e peshkatarëve kanë rrymë elektrike, lirisht na e hiqni, sepse ne 50 vite kemi punuar me fener dhe qirinj. Nuk do të na bie vështirë. Por na bie vështirë detyrimi vjetor përmbi 400 euro, që thjeshtë me të gjitha investimet në rrjeta dhe kallamat e peshkimit, me plot vullnet që të vazdhdojmë traditën dhe kulturën e paraardhësve është jofitimprurëse.
Ne natyra na e ka mundësuar vendin e vetëm ku mund ti lidhim barkat, e ai është lumi Buna. Me gjithë këto detyrime, thjeshtë do të jemi të detyruar të heqim dorë nga barkat, nga Buna dhe nga deti. Ulqini më nuk ka anije të mëdha për peshkim, siç i ka patur në shekullin e kaluar. Frikësohem se se shpejti do të vij momenti, që të mos kemi as barka.
Një fakt është shumë i çuditshëm dhe shqetësues, e ajo është heshtja e qeverisë lokale (përpos disave, të cilët do ta gjejnë vehten e tyre, të cilët janë munduar por rezultetet kanë qenë negative për peshkatarët). Dhe pyetem deri kur do të heshtin? Çfarë duhet të ndodh më që qeveria lokale të reagojë? Para zgjedhjeve të gjithë betohen në mbrojtjen e qytetarëve të nderuar, e kur duhet diçka të bëhet na mbesin pak „heronj“ . Në fund të fundit, a e e festuam të gjithë së bashku që qytetari ynë ulqinak është vënë në pozicion të lartë në NP të mirat detare. Nëse në atë ndërmarrje është e pamundur të mbrohen interesat e qytetarëve të Ulqinit, atëherë duhet të jepet dorëheqja dhe arsyeja e asaj dorëheqjeje ti shpjegohet qytetarëve. Çfarë na duhet pozita e drejtorit NP të mirat detare, nëse ai funksion shërben si dekoratë për publik. Në NP të mirat detare kanë thënë që „tradita dhe peshkatarët nuk i interesojnë. Për ata duhet të brengoset dikush tjetër “ . Ata kurr nuk do ta kuptojnë shpirtin e peshkatarit, sepse pika e tyre fillestare dhe përfundimtare janë vetëm të hollat. Perkundrazi , peshkatarëve vlerat materiale të kësaj bote nuk i janë të rëndësishme . Të themi se barkën e NP të mirat detare e ndodh ndonjë erë e shirokut apo era e borës në det, si do që të jetë peshkatarët do t’ja japin dorën e shpëtimit, sepse e kanë zemrën e madhe dhe vlerat njerëzore.
Pra, konkludojmë që NP të mirat detare nuk i inereson tradita e Ulqinit dhe peshkatarët. A i intereson qeverisë lokale tradita e Ulqinit? Besa, do të duhen më shumë të angazhohen që ta dëshmojnë se janë të interesuar për traditën e tyre. Nuk guxojmë që në menyrë pasive të presim çfare do të vendosin në Budve , të cilët asnjëfarë lidhjeje nuk kanë me traditen tonë dhe në fakt as nuk i intereson aspak. Siç e kam theksuar në fillim NP të mirat detare do të kthehen për dikë ti marrin të hollat gjatë sezonit turistik, ndërsa neve, peshkatarëve do të vinë mbas sezonit të na gërryejnë edhe më shumë. Nëse do të rrini pasiv dhe prisni do të jeni bashkëfajtor në vrasjen e traditës dhe kulturës së vet. Nëse dëshironi ideja, propozime, këshillime, mundemi së bashku të biem dakord dhe të vendosim kërkesat minimale të cilat së bashku do ti mbrojmë.