Diku në fillim të sezonit turistik, Monitoring grupi i Ulqinit – MOGUL, organizoj performansin rrugorë me moton “Lironi rrugën”, me qëllim që të tërheqim vëmendjen e opinionit dhe institucioneve përkatëse për një veprim të paligjshëm të Ndërmarrjes hoteliero-turistike, e kjo është pagesa për hyrje në ishullin Ada.Sipas rezultateve të monitorimit kemi dokumentuar se ky nuk është vetëm veprim i paligjshëm por ka dhe elemente korrupsioni.
Dhe ç’ndodhë në ndërkohë?
Ky është një shembull i mirë për të treguar nevojë për monitorim të mirëfilltë.
Dy ditë më parë, në një takim konsultativ rreth masave të përbashkëta të sigurisë, Policia e Ulqinit kërcënon përfaqësuesit e MOGUL-it, haptas vihet në shërbim të atyre që shkelin ligjin, dhe me paralajmërim, ditën e performansit, jo vetëm që i siguron asistencë këtij veprimi të paligjshëm por dhe ngreh padi për kundërvajtje kundër MOGUL-it, drejtorit ekzekutiv dhe projekt menaxherit.
Shkaku tejet qesharak: kinse, nuk kemi siguruar numër të mjaftueshëm të rojeve, (se kanë qenë vetëm dhjet vet), dhe ata nuk kanë qenë të dukshëm me shirita në dorë ku shkruan “REDAR”, se kështu e kërkonka Ligji.
MOGUL-i ka organizuar dhjetëra tubime të këtij lloji. Por, për krahasim kemi tubimin publik -performarcin para hyrjes në Valdanos ku kemi pas gjithashtu dhjetë aktivist për siguri të tubimit, të dukshëm njësoj si para ADE – me fanella të MOGUL-it.
Pra situata pothuajse identike, MOGUL-i me të njëjtit aktivistë, me veprime ligjore, me dokumente, – të dy tubimet paqësorë, pa kurrfarë incidenti – dallimi vetë se në hyrje të Valdanosit kanë qenë rreth 1200 qytetarë kurse para Adës 45.
Për Valdanos nuk kemi pas padi. Por masat e sigurisë në Adë kanë qenë në kulm. Aty ka pas 20-30 policë.Ky veprim i policisë ka vetëm një qëllim – të frikësoj aktivistët e MOGUL-it dhe qytetarët, të pengojnë aktivitetet tona – monitorimin ligjorë të institucioneve të pushtetit dhe përpjekjet për sundimin e të drejtës.
Proceset gjyqësore kanë filluar, aktivistët e MOGUL-i janë të vendosur që këto procese ti ndjekin deri në fund dhe i sigurojmë atyre se nuk do ta arrijnë qëllimin.
Përkundrazi, MOGUL-i vazhdon edhe më i vendosur, me kapacitete të ngritura, kësaj here me mbështetje të Zyrës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pranë Ambasadës së SHBA-s, që na ka mundësuar edhe asistencën e specialistit juridik – dhe tani MOGUL-i është në shërbim edhe të qytetarëve me këshilla dhe ndihmesë juridike.
MOGUL-i është tani pjesë e Programi të kësaj Zyre që ka për qëllim rritjen e angazhimit të qytetarëve në procesin e reformave të gjygjeve dhe prokurorisë në Mal të Zi.
Në Ulqin ende kemi të paprekshëm. Për ta nuk vlejnë ligjet, ata sundojnë dhunshëm, grabisin pronat publike, bregun e detit, zallin, shëmtojnë Kalanë. Të gjithë i njohim kush janë.
MOGUL-i fton qytetarët – Ti bëjmë ballë së bashku, ti dalim zot vetes!
Kemi mundësi dhe ja vlenë!
Kemi dhe për çka – për Ulqinin tonë!