Z. Beqiraj: U KNAQA PA MASË NË ULQIN

zyhni beqirajPër tre ditë isha në Ulqin pasi ishin festimet e çeljes se sezonit turistik nën okelion “Të gjithë për turizëm”

U kënaqa pa masë!
Siç më thonin ulqinakët e shumtë e të thjeshtë me të cilët isha në kontakt, organizimet ishin shumë te bukur, dhe se kishte vite që nuk ishin organizuar ashtu.
Rrugët dhe sheshet plot, po ashtu edhe njësitë e shërbimit. Kudo këndohej, kërcehej me grupe e te organizuar. Ne skenën verore veç te tjerash feije ulqinake qe këndonin e kërcenin valle te Shqipërisë mesme, apo “Ra Faja nga Fiku “, te cilat shoqëroheshin nga kërcimet e njerëzve poshtë ne shesh qe ndiqnin me interes. Grupe te veshur me kostume popullore, ulqinake te te gjithë llojeve, malazeze, boshnjake etj. Grupi karakteristik “Burimi” i pranishëm.
Panairi i prodhimeve artizanale një gjë e veçante. Kudo njerëz qe gëzonin me familjet dhe shoqërinë, te rij me varkat e shumte te tyre ne lumin Buna qe shëtisnin. I tere Ulqini ne këmbe ne feste si rralle here, duke festuar.
Këta njerëz te punës e ndjenin dhe i gëzoheshin ardhjes se sezonit turistik , verës, qe mbush zemrat e tyre qe rrit angazhimin, shton aktivitetet e tyre, forcon ekonominë etj.
Ishte edhe Kr. Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako me stafin e tij te ngushte i ftuar nga z. Fatmir Gjeka, Kr./Kom. Ulqin, jo vetëm për te festuar por edhe për te rikonfirmuar bashkëpunimin e mëtejshëm ne nivele me te mëdha e me specifike ne interes te përbashkët, për te luajtur një rol te veçantë ne marrëdhëniet reciproke.
U largova tejet pasi kisha takuar edhe shume shoke e miq, si edhe pasi dhashë intervista ne televizionin lokal, Tv Teuta.
Me zemrën plot edhe me kënaqësitë qe me dhanë miqtë e shumte nga takimet bisedat etj. Unë u largova i kënaqur edhe sepse miqtë e mi nga Durrësi gëzuan pa mase për gjithçka i ofroi atyre Festa “Te gjithë për turizëm” ashtu siç dinë ta afrojnë ulqinaket.
Ika i gëzuar por mora përsëri mallin qe me jep Ulqini, ndaj them me gjithë zemër: “Bekuar qofsh Ulqini im qe me jep kaq shume gëzim, mall e dashuri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi