Sezoni në bregdetin e Ulqinit tejkaloi të gjitha pritshmëritë, ndërsa më të kënaqurit janë qiramarrësit e plazheve.
„Pushteti këtë sezon na la të punojmë. Kufijt ishin të hapura, ne nuk i çuam çmimet, dëshmuam se jemi mikpritës dhe që dimë çfarë është turimi“, thotë pronari i hotelit „Laguna“ dhe i plazhit „Safari“ Zefa Deliq.
Ai thotë se organet inspektuese ishin në nivel. „Pagova për dy muaj 4.200 euro gjoba, por u gjobita me të drejtë. Për mua është e rëndësishme që inspektorët ishin profesionist, respektivisht nuk janë sjellë në mënyrë të keqe dhe arrogante“, shtoi Dediq.