Duke u nisur nga fakti që Mali i Zi të martën shënon 25-vjetorin e shpalljes si Shtet ekologjik, e cila është e përcaktuar me Kushtetutë, nënshkrimi i kontratës së Qeverisës së Malit të Zi me kompanitë Eni dhe Novatek është akt i mosrespektimit të një regjioni të tërë dhe të resurseve të tij.
Fakti që në afërsi të Plazhit të madhe dhe në pjesës tjetër të bregdetit të Ulqinit parashihen 4 blloqe, gjegjësisht platforma, e që për këtë opinioni i Ulqinit nuk është njoftuar më herët, tregon se Qeveria e Malit të Zi nuk e respekton dhe e injoron popullsinë e Ulqinit dhe të drejtën, vullnetin dhe dëshirën e tyre që të shprehin qëndrimin dhe mendimin e vet. Shumica e qytetarëve të Ulqinit, gjegjësisht me siguri mbi 90%, nuk ishte e njoftuar me vijimin e të gjithë negociatave të cilat Qeveria e Malit të Zi i ka ndërmarr për eksploatimin e naftës dhe gazit. Anketat të cilat i ka bërë sektori joqeveritar kanë treguar se qytetarët e Ulqinit nuk ishin në dijeni për këtë gjë, madje as për mundësinë që diçka e tillë të ndodh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.