Z. Radak Kukaviçiq: ZHVILLIMI I TURIZMIT I PAIMAGJINUESHËM PA UJËSJELLËS RAJONAL

Zhelka Radak KukavicicMe ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal me sukses u zgjidh problemi i furnizimit me ujë të komunave në Bregdetin e Malit të Zi, që ka rëndësi kyçe për zhvillimin e turizmit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Vlerësoi se ky projekt është një nga programet më të rëndësishme zhvillimore të Malit të Zi. Me te në mënyrë afatgjate u zgjidh problemi i mungesës së furnizimit me ujë të bregdetit i cili shumë gjatë e rëndonte turizmin e Malit të Zi.

Furnizimi i papenguar me ujë dhe infrastruktura cilësore në këtë fushë është parakusht për zhvillim të turizmit.

Qëllimi jonë, në pajtim me udhëzimet strategjike në fushën e turizmit, është ndërtimi i kapaciteteve hotelerike si gjenerator i zhvillimit dhe punësimit, prandaj me masat qeveritare u krijua korniza e cila nxit zhvillimin e tyre. Hapja e hoteleve të njohura të brendeve botërore siç është Regenti, planifikimi i pushimores së parë One & Only në Evropë dhe shumë të tjera, janë të pakonceptueshme pa infrastrukturë adekuate përcjellëse.

Në këtë prizëm vlerësoi se ndërtimi i Ujësjellësit Rajonal është i rëndësishëm për realizimin e investimeve të reja. Pajisja cilësore e hapësirës, planifikimi i menduar dhe shfrytëzimi i hapësirës si burim të rëndësishëm dhe të kufizuar është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të cilit jemi dedikuar.

(Autorja është drejtoresh e Organizatës Nacionale Turistike të Malit të Zi)

Artikull nga revista “Ujërat e Malit të Zi” nr. 1

NP “Ujësjellësi Rajonal Bregdeti Malazez”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi