Zanka: KUR NUK MUNDET SHQIPTARI, DO TË PËRKRAHIM GJUKANOVIQIN

mehmed-zenkaMinistri në Qeverinë e Malit të Zi dhe kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që për këtë parti lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq është kandidati më i pranueshëm të cilin do ta përkrahnin në zgjedhjet presidenciale.

Zenka për “Dan” tha se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” nuk do të ketë përfaqësuesin e vet në këto zgjedhje. “Për ne, të pakten sa i përket meje, më i pranueshmi është Gjukanoviqi, sepse ka mundësi absolute për fitore”, theksoi ai.

Sipas fjalëve të tija, zgjedhjet lokale në Ulqin do të mbahen në gjysmën e dytë të janarit dhe UDSH-ja në ato me shumë mundësi do të marrë pjesë në koalicion me Forcën.

Zenka shtoi se marrëveshja e koalicionit me PDS-në nuk po zbatohet sipas parashikimit, por që ai “sheh gatishmërinë e PDS-së që të realizojë marrëveshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi