Në plazhin “D’Olcinium”, në Plazhin e madh, sot në mëngjes përfundoi Southern Soul Festivali, i treti me radhë, një nga manifestimet më të njohura muzikore në këtë pjesë të Europës.
Rreth nëntë mijë vizitorë kishin mundësi që në katër ditët që kaluan të kënaqen me muzikën e më shumë se 40 soul, jazz, funk, hip-hop, disco dhe house artistë nga të gjithë meridianët të cilët ndërroheshin në tre bina.
Sidoqoftë, festivali i sivjetmë i arsyetoi pritshmëritë duke e vendosur Ulqinin në hartën e qyteteve botërore ku mbahen manifestimet e mëdha muzikore.
Organizatorëve ju mbetet që dashamirëve të kësaj muzike dhe adhuruesve të bukurive të Plazhit të madh të ju dëshirojnë që në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë të takohen edhe vitin e ardhshëm duke premtuar program më të mirë.